Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar drejtues të institucioneve të sigurisë, me të cilët ka diskutuar për sigurinë në Kosovë. Nëpërmjet një njoftimi për media bëhet e ditur se e para e shtetit e vlerësoi lartë punën e Policisë së Kosovës.





“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.”

Tutje shpjegohet se Presidentja ka deklaruar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin.





“Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila po dëshmon profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.”

Bëhet e ditur gjithashtu se Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon dhe ka ftuar Bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes së tillë.