Gazetari, Milaim Zeka, ka reaguar pas arrestimeve të aktivistëve të PSD’së, pasi të njejtët kanë kundërshtuar paraqitjen për media të kryetares së Gjykatës Speciale.Zeka përmes një postimi në facebook ka thënë se diktatoret i dallon tek etja për hakmarrje.





“Albin Kurti po ja qet çizmen në qafë Dardan Molliqajt dhe të tjerëve në PSD. Ky është turp. Kjo është dëshmi që ky njeri po shëndërrohet në diktator të vockël”.Ai ndër të tjera shtoi se “Enver Hoxha nuk la shok dhe shoqe pa e vra, burgos, apo internu.“Njësojë ka vepruar Tito. njësojë liderët e ri politik, në Prishtinë dhe Tiranë”, tha Zeka.