Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka postuar një video në profilin e tij në Instagram në të cilën ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe ka dërguar një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët e asaj ane që po mbajnë protestë tash e 8 ditë.





“Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit të kuptojnë se sa e vështirë është situata, sa të lidhur janë duart tona në Kosovë. Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinjë dhe Bërnjak, Serbia është me ju”, tha Vuçiq, raporton b92.





Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që vijnë nga Serbia.Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.