Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën ka thënë se zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, por edhe zgjedhjet e shpallura në Serbi për vitin tjetër, si pengesa për përparimin në dialog. Ajo thotë se shumë varet nga vullneti politik.





Duke folur lidhur me këtë çështje, Von-Cramon tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë e kujdesshme me investimet në të dy vendet.Ajo ka përmendur fondet e IPA dhe ka thënë se duhet të vendosen kushte strikte kur bëhet fjalë për paratë e gjithashtu, ka shqyrtuar mundësinë që paratë që përdoren për presion.





“Duke pasur parasysh që ne kemi programe të mëdha investimi së bashku me fondet IPA, do të ishte e përshtatshme të vendosim kushte strikte kur bëhet fjalë për paratë. Nga njëra anë, natyrisht, neve na pëlqen të shohim demokratizim në të dy vendet, ne duhet të shohim se si mund t’i përdorim ato para dhe investime për një presion të vogël politik mbi akterët në terren”, tha Von-Cramon.

Në këtë panel kanë folur edhe përfaqësuesi i Lartë i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar