Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur shqetësues me gjendjen në të cilën vendi gjendet që nga rritja e rasteve me koronavirus.Ai ka apeluar për vaksinim, duke përmendur përsëri tek qytetarët që të mos zgjedhin njërën apo tjetrën vaksinë ndaj Covid-19, meqë efektet e tyre janë të njëjta në luftë kundër pandemisë.

”Sot ka vazhduar furnizimi me barna për kujdesin parësor shëndetësor”.





”Kjo ka qenë një punë e gjatë dhe e palodhshme e administratës në Ministrinë e Shëndetësisë”.

”Në tremujorin e tretë në të cilën gjendemi nga kontrata bilaterale me Pfizer do të arrijë 622 mijë vaksina, ku një pjesë e tyre tanimë ka arritur gjatë muajve korrik dhe gusht”.





”Së shpejti presim edhe arritjen e mbi 450 dozave të Pfizer, nga COVAX pjesë e donacionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Edhe njëherë ju bëjë thirrje që të mos zgjedhim se cilën vaksinë ta marrim në një situatë si kjo. Me rëndësi është që të vaksinohemi në një situatë si kjo”.

”Thuajse gjithë kabineti qeveritar, duke filluar nga Kryeministri Kurti, jemi vaksinuar me Astra Zeneca”.

”Besojuni shkencëtarëve të mirëfilltë, dhe studimeve e institucioneve që e thonë këtë gjë. Vetëm kjo parandalon valë të reja të pandemisë, e vetëm të vaksinuar do të kemi më pak telashe, më pak dhembje e më pak humbje të më të dashurve tanë”.





”Fatkeqësisht me shumë kosto për çdo ditë po mësojmë për variantin Delta. Jo vetëm ne por e gjithë bota”.

”Duket se në mesin e qytetarëve por jo vetëm, është krijuar një ide se edhe pse po shpërndahet shumë shpejtë, ky variant i Deltas, është më i lehtë se ato paraprakë. Me shumë keqardhje ju them se kjo nuk është e vërtetë. Ky variant është një nga viruset më agresorë respiratorë të momentit”.

”Masat e ndërmarra të shtunën nga Qeveria e Kosovës, duhet respektuar”.