Për herë të parë partitë politike shqiptare në veri të Mitrovicës kanë arritur marrëveshje për një listë të përbashkët në zgjedhje lokale.

Një gjë e tillë u arrit vetëm kur pushtetin në nivel qendror e fitoi Lëvizja Vetëvendosje dhe nga një pozicion i tillë dominues siguroi edhe një marrëveshjë gjithëpërfshirëse kundër Listës Serbe.





Kjo marrëveshje i ka siguruar Vetëvendosjes dominim total në mesin e partive shqiptare në veti pasi ka siguruar kandidatin për kryetar komune dhe bartësin e listës së përbashkët që përfshin edhe PDK, LDK, AAK, AKR, shoqëri civile dhe partitë e komuniteteve tjera joshumicë.

Kandidat për kryetar të komunës nga lista e përbashkët është nominuar Eden Atiq, anëtar i Vetëvendosjes dhe kandidat i kësaj partie në zgjedhjet e fundit lokale në Mitrovicën Veriore.





Bartës i Listës për Asamble Komunale është caktuar Skender Sadiku që njihet për lidhjet dhe përkrahjen që i ka bërë Vetëvendosjes në vazhdimësi.

PDK, LDK dhe AAK që dikur kishin fuqi të madhe i janë nënshtruar komplet Lëvizjes Vetëvendosje duke siguruar nga kjo marrëveshje vetëm disa vende në listë për asamble, kurse dy pozitat kryesore kanë shkuar për LVV./Veriu.info/