Lojtari Vedat Muriqi ka realizuar një tjetër gol me ekipin italian Lazio në ndeshjen e zhvilluar ndaj Triestiena.

Kryeqytetasit zhvilluan ndeshje miqësore me Triestiena ku fituan 5-2.

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi e ka nisur nga minuta e parë këtë sfidë, derisa ka shënuar golin e dytë në ndeshje.

Pas një harkimi të bukur në zonë, Muriqi u shkëput dhe shënoi me kokë për 2-0.

Kujtojmë që titullar në këtë sfidë për Lazion luajtën edhe Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.

Muriqi ka qenë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar, por lojtari ka mohuar largimin nga kryeqyteti italian.