Pandemia COVID-19 vazhdon të marrë jetën e të rinjve në vendin tonë.Grimerja Liberta Selaci, e cila ishte shtatzënë ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmi për vushtrriasen është bërë i ditur në rrjetet sociale.Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Banjske, në orën 13:00. /Gazeta Infokus/





NJOFTIM!Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare,Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.

Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.





Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!,Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.Me dhimbje te thelle,Familja Selaci dhe Hasani