Historiani dhe gazetari kosovar, Valon Syla, ka dhënë versionin e tij rreth asaj se si në Kosovë prindërit djalin më të vogël e quajnë ‘sugar’.





Syla thotë se një gjë e tillë është si rezultat i ndihmave që SHBA-ja i kishte dhuruar Kosovës në vitin 1951, pasi që në pakot e ardhura të sheqerit shkruante anglisht “sugar” që në shqip do të thotë sheqer.Syla thotë se meqë sheqeri iu pëlqeu shumë, filluan që djemtë më të vegjël t’i quajnë si sugar.

“Sikur këto vakcina që i morëm ndihma nga Amerika, edhe pas Luftës 2 Botërore kemi marrë, vezë, qumësht pluhur dhe sheqer me paketa. Ishin ndihmat e Presidentit Truman nga viti 1951. Aq shumë ju pëlqeu sheqeri kosovarëve, që djalin e vogël të shtëpisë filluan ta quanin, djalë sugar, ose e kam djalë sugar. Kjo vjen nga paketa me sheqer ku me shkronja të mëdha në anglisht shkruante SUGAR, që i bjen sheqer anglisht.”, ka shkruar Syla.