10 persona të vd.ekur, 44 të lënduar, prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda, është bilanci i ak.sidentit të rëndë që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus me mërgimtar nga Kosova që po udhëtonin nga Frankfruti i Gjermanisë drejt Kosovës është vetaksidentuar.





Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Diasporës, se të gjithë udhëtarët ishin nga Kosova, të cilët jetonin dhe punon në Gjermani.

E pas këtij ak.sidenti, aktori i njohur, Çun Lajçi ka shkruar disa vargje, ku ndër te tjera, gazetarin Valon Syla e quan “gja.kprishun”, pasi ky i fundit njihet për ofendimet e rënda në drejtim të mërgimtarëve shqiptar.





Postimi i plotë:

Atyne u janë sosë rrugët që kur moren rrugë

Kosovën deshten n’korrikun e kallun me marrë ngryk e vet u korren si gruni n’mes rrugë

S’do t’i shohin ma as kullat as baballarët tue i pritë të oxhaku me xhezve e filxhana

as lokët tue i tëhollua petët për pitet me purrih

atyne u janë thye rrugët që kur atdheun e bajtën me veti

sot vetëm u janë shterrë sytë e tha buzëtpër krojet e Dardanisë

Për mërgimtarët e autobusit t’vërbuems’do t’ketë ma as Vlonë as Velipojë

as bjeshkë Sharri as Rugove

por as Evropë

gërrnaça s’do t’i therret ma ai gja.kprishuniqë deri n’palcë i ofendoi

fushat janë ba varre n’rrugët pa rrugë

e kurrë ma s’do ta bartin Dardaninë me veti

atyne u janë sosë rrugëtneve shterrë detnat

Det, 25 korrik 2021