Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot është parandaluar kontrabandimi i disa barnave të ndryshme.Përmes një njoftimi për media, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolle të përbashkët me policinë, janë gjetur barna të ndryshme gjatë tentim kontrabandës.





“Sot në pikë kalimin Kufitar Kulla gjatë një kontrolle të përbashkët nga Dogana dhe Policia janë gjetur barna të ndryshme gjatë tentim kontrabandës”, thuhet në njoftim.Po ashtu, Dogana ka bërë të ditur se llojet e barnave të cilat është tentuar të kontrabandohen janë Enap-H dhe Lopril.