Tre helikopterë serbë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën në Jarinje.Pamje të manovrave të tyre në zonën tanimë të tensionuar u shpërndanë gjithandej nëpër media.

Por, Radio Televizioni i Serbisë, raporton edhe diçka tjetër, që megjithatë nuk është e konfirmuar dhe nuk dihet vërtetësia e lajmit.





Tre helikopterë rus kanë bërë manovra provokuese në vijën kufitare Kosovë – Serbi.Kjo ka ndodhur në brezin kufitar në Jarinjë 16:10 të kësaj të premte. Një provokim i tillë ndodhë si shenjë revolte ndaj masës së reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj targave të vetuarave.

Sipas informacioneve të para helikopterët serbë nuk kanë kaluar në territorin e Kosovës por kanë ndjekur vetëm brezin kufitar. Nuk raportohet për tensionim të situatës apo kundërveprim të forcave të sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Infokus.





Situata në veri të vendit është e tensionuar tash e 5 ditë, prej kur është vendosur masa e reciprocitetit, ku në shenjë revolet një grup serbësh lokal kanë barrikaduar rrugët me automjete të rënda dhe janë duke protestuar.Për ta mbajtur situatën nën kontroll atje janë të vendosuar Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/