Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është suspenduar sot nën dyshimin se ka dalë në punë në gjendje të dehur.KALLXO.com merr vesh se polici i suspenduar është S.M.





Suspendimin e zyrtarit policor e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.Sipas Hotit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

“Po, është suspenduar sot me kërkesë të komandantit të stacionit dhe aprovim të drejtorit rajonal”, ka thënë Hoti.Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë ka treguar se polici i suspenduar është i stacionit Mitrovicë e Veriut.