Aktivisti i shoqërisë civile, Krenar Gashi ka shkruar një status skandaloz ndaj kosovarëve që kritikuan dje serbët të cilët ofenduan pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Jarinje.Sipas tij, shqiptarët po i poshtërojnë serbët e Republikës së Kosovës duke thënë se “po ua bëjnë ma zi se Serbia neve”.





Statusi i plotë:“Shumë kemi qef me i poshtnu këta pak serbë që kanë mbetë në Kosovë. Knaqemi kur i poshtnojmë e ua bajmë ma zi se Serbia neve. Aq shumë knaqemi sa që sa herë kemi zgjedhje shtyhemi njani me tjetrin kush po i poshtnon ma shumë, që me fitu ma shumë vota. Pra, poshtnimi i tyne vlen ma shumë se krejt problemet tona.





Me ba kush me folë për ta, natyrisht, menjëherë shpiun edhe tradhtar. Menjëherë kërcënime e shpifje.Kështu, tu i prezantu serbët e Kosovës si problem mbi krejt problemet, në fakt, e patëm ba atë mutin e madh të marsit 2004, era e të cilit ende na vjen.