Kosova ka disa javë që është në një gjendje alarmante.Situata me Covid-19, dhe varianti e ri Delta, po rrezikon secilin qytetarë të Kosovë.Numri i lartë i të infektuarve sidomos numri i lartë i vdekjeve, ka vendosur Kosovën si vend i rrezikut pothuajse e gjithë Bota.





Në anën tjetër, edhe pse gjendja është alarmante Qeveria akoma nuk ka marr masa të rrepta për të siguruar jetën e qytetarëve.Kurse, nga LDK-ja tashmë ka zëra që vendi duhet të mbyllet për të paktën dy javë.Kështu është shprehur ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i cili po kërkon që shteti të veproj urgjentisht.

Shkrimi i plotë:SHTETI TË VEPROJ URGJENTISHT!





1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.Shifra të frikshme! Këto masa nuk po mjaftojnë! Nuk po bie numri i vdekjeve dhe i të infektuarve!

Sonte do duhej të mblidhej Kuvendi i Republikës dhe të merr vendime konform situatës së krijuar, çdo zvarritje po kushton me jetë njerëzish!

Pa njē mbyllje minimum 14 ditë, vështirë të futet gjendja nën kontrollë!Veproni!