Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, për të diskutuar për masat anti-COVID.Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Express se mësimi parauniversitar është pezulluar deri më 26 shtator.

“Shkollimi parauniversitar pezullohet deri më 26 shtator”, ka deklaruar Ibrahimi.Ndryshe, mësimi ishte paraparë të fillonte më 13 shtator.