Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është shprehur e shqetësuar për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore në Kosovë.Por, me një shqetësim të ministres nuk po pajtohet deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. thotë se qytetarët janë për me u shqetësu dhe jo ministrat.Sipas Mustafës, ministrat janë për të ofruar zgjidhje qytetarëve të shqetësuar.





“Për me u shqetësu’ janë qytetarët, jo ministrat. Ministre, ti je për të ju ofruar zgjidhje qytetarëve të shqetësuar.Sot në Kuvend u dorëzove “s’kemi çka bëjmë, kemi ekonomi të tregut të lirë.” Jo ministre, s’mundesh edhe parti e majtë, edhe fond sovran shtetëror, edhe bankë zhvillimore shtetërore, edhe ri-nacionalim të aseteve të privatizuara… e kur të konvenon, i qon duart “valla tregu i lirë, s’kom çka bëjë””, shkruan Mustafa në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.