Është Shekulli XXI, por disa fshatra të Kosovës ende heqin për ujë. Në mesin e tyre janë hiq më pak se 15 fshatra të Dragashit, shkruan Gazeta Infokus.





Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nga 12 premtime të dhëna ka arritur të realizojë 10 prej tyre.Në mesin e premtimeve të cilat nuk kanë arritur të përfundohen është edhe uji në 15 fshatrat e Dragashit.Kjo është bërë e ditur në një hulumtim të Institutit GAP që monitoron punën e komunave.





“Komuna nuk ka arritur t’i përmbyll procedurat tenderuese për këtë projekt. Tenderi është shpallur dy herë radhazi por në të dy këto raste ka pasur ankesa nga operatorët ekonomikë që janë drejtuar në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit). Njëra nga këto lëndë është adresuar edhe në gjykatë. Buxheti i paraparë për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit është bartuar nga viti në vit. Nëpërmjet këtij investimi është planifikuar furnizimi me ujë të pijes për 15 fshatra të Komunës së Dragashit, përfshirë fshatrat: Xërxe, Rrenc, Kapre, Bellobrad, Brrut, Zgatar, Kërstec, Rapçe, Pllavë, Brezne, Lubovisht, Kukalan, Mlik, Vraniq dhe brenda qytezës së Dragashit”, thuhet në raportin e GAP-it. /Gazeta Infokus/