Njëri prej kryetarëve të Komunave të Kosovës që kandidoi për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte edhe ai i Shtimes, Naim Ismajli nga PDK, por se nuk mori votat e mjaftueshme për të siguruar ulëse në KuvendNë komunën që ai e udhëheq Ismajli mori 2,247 vota, por pak më shumë se ai kishte marrë kandidati për kryeministër nga kjo parti Kadri Veseli, i cili ka 3,361 vota.Ismajli në zgjedhjet e fundit për kryetar Komune në raundin e parë kishte marrë 4,983 vota.





Partia Demokratike e Kosovës në Shtime në zgjedhjet e 6 tetorit, u rendit si partia e partë me 4,164 vota apo 33.567 përqind.Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shpallur të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që u mbajtën me 6 tetor.Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Nga 25 deputetë, kjo parti në parlament do të përfaqësohet me vetëm tetë gra.