Ish-gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës, Ridvan Berisha ka thënë se e ka idol kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.Ai i ftuar në emisinin ‘Natë vere”, në T7 e nisi emisionin duke e shikuar përbërjen e pijes që i ishte servuar.

Berisha tha se po e bën sikur kryeministri Kurti që e shikon se çfarë përmban pija.Madje atij i pëlqeu një përbërës i saj, që ishte kanella.

“Po ja bëj si kryeministri. Çka përmban kjo pije? Paska kanellë. Hetem Ramdani ka thënë se është shumë e mirë kanella. Unë po ja bëjë si kryeministri se e kam idol. Madje e kam idol para se të lindte”, tha ai duke qeshur.Ai në këtë emision ka sqaruar se deklarata e tij se nuk do ta thërras kurrë në emision kryeministrin Kurti ka qenë shaka.