Serbët nga veriu i Kosovës bllokuan pikën kufitare të Jarinjes në të dy drejtimet dhe anëtarët e Njësisë Speciale të forcave policore të Republikës së Kosovës kërkuan që ata të shpërndaheshin.





Kështu shkruajnë mediat në gjuhën serbe, sipas të cilave numër i madh i qytetarëve të pakënaqur u mblodhën për shkak të rritjes së pranisë së njësive speciale dhe vendosjes së njoftuar të reciprocitetit, nga autoritetet në Prishtinë, për shenjat e komunikacionit me shenjat e Republikës së Serbisë.

Kështu, siç raportohet më tej, ata kanë ndaluar trafikun në të dy korsitë dhe njësitë speciale po u kërkojnë atyre të shpërndahen.Madje, siç pretendohet nga mediat në gjuhën serbe, aktualisht ka një tension të madh në Jarinje.