Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për krizën e shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.





Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti tha se KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës.47 vjeçarja me fytyrë bebi. Ja çfarë bën ajo para gjumit,Tutje, ai shprehet se dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknik

“Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve”, shprehet ai ndër të tjera.





Postimi i tij i plotë:Sa i përket veprimeve të fundit, Kosova është plotësisht në të drejtën e saj.Por, situata e re e krijuar nuk duhet lejuar të na kthejë prapa në procese që i kemi tejkaluar në koordinim me partnerët tanë, por gjithmonë në funksion të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.





KFOR-i nuk duhet të marrë kompetenca të institucioneve të Republikës së Kosovës. KFOR-i nuk mund të zëvendësojë policinë e Kosovës.

Dialogu nuk duhet të degradojë në çështje teknike, por duhet mbajtur në nivel politik me qëllimin e vetëm të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Vetëm marrëveshja përfundimtare i zgjidh çështjet e hapura në mes të dy vendeve.