Radikali serb, Vojsllav Sheshel ka komentuar aksionin e fundit të Njësisë Speciale të Kosovës në Jarinje.Sipas tij, amerikanët dhe britanikët janë prapa inkursionit të Qeverisë Kurti.





“Situata është shumë serioze. Shqiptarët nuk do të guxonin ta bënin këtë pa mbështetjen e fuqive perëndimore. Fuqitë perëndimore po ndiejnë pulsin e Serbisë zyrtare. Serbët nga Kosova dhe Metohia reaguan së pari, dhe gjëja më e rëndësishme është që ata të ruajnë unitetin dhe vendosmërinë”, tha Sheshel





Ai shtoi se serbët nuk duhet të bien në provokime, transmeton Indeksonline“Serbët nuk duhet të qëllojnë së pari, por se nëse shqiptarët qëllojnë mbi ta, atëherë ushtria serbe dhe policia serbe duhet të ndërhyjnë”, u shpreh ai.

Kreu i radikalëve tha se Serbia duhet të paralajmërojë të gjithë botën se shqiptarët po bëjnë diçka që është e papranueshme.“Nëse ka gjakderdhje, atëherë loja ka mbaruar – tha Sheshel në TV Pink.