Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Bashkim Smakaj, ka folur rreth gjendjes në veri pas hyrjes së fuqi të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia të vendosur nga Qeveria e Kosovës.Smakaj në Rubikon në Klan Kosova tha se bllokimi i rrugës dhe dy pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë është një skenar që Serbia e përdorë për 14 vjet rresht.“Është organizim i planifikuar. Është skenar, është metodë e punës në vazhdimësi. Sidomos këto 14 vitet e fundit kjo metodë e punës është aplikuar nga të gjitha strukturat që operojnë në vëri”.





Ai theksoi se kërkesat për mobilizime të tilla shteti serb i realizon përmes Listës Serbe.“Unë nuk pres që të ketë urdhra direkte prej Serbisë, por Serbia urdhrat dhe kërkesat për mobilizime të tilla i ka bërë përmes strukturave të veta në veri që operojnë. Shpesh grupe para institucionale”.Ish-shefi i AKI-së tha se numri i protestuesve rritet në varësi prej kërkesave që ka Serbia.

“Nuk duhet të merret për bazë ai numër që qëndron aty. Numri është në varësi të kërkesës që e dërgon Serbia. Dhe çfarëdo kërkese që do ta ketë Serbia ai numër do të përgjigjet”.