Prokuroria e Prishtinës, sot ka nisur hetime për rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi, për të cilën ka reaguar Qendra Klinika Universitare e Kosovës, duke treguar arsyet e vdekjes së të ndjeres.Nisjen e hetimeve e kanë konfirmuar për KALLXO.com, Prokuroria Themelore e Prishtinës.





“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka bërë të ditur Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë.





Më herët, Klinika Emergjente e QKUK-së ka dhënë sqarime se e dyshuara ka vdekur nga hemorragjia, derisa familjarët kanë refuzuar abduksionin.Ndërsa, mediat kanë publikuar një reagim të familjes, duke pretenduar se ajo ka vdekur dy ditë pas vaksinimit.