Gjatë punimeve të Forumit të Shkupit, në të cilin morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u vendos që projekti i “Minishengenit Ballkanik” të quhet “Ballkani i Hapur”.E ky projhekt edhe pse ndryshoi emër, vazhdon të kundërshtohet ashpër nga Kosova. Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë se iniciativa Ballkani i Hapur, për Kosovën paraqet ide të rrezikshme.





“Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të mini-Shengenit, e që nga dita e djeshme, Ballkanit të Hapur, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët, si rajon, drejt BE-së, dhe përçimi i këtij mesazhi ne konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë gjatë procesit tonë të integrimit”, ka thënë Gërvalla.

Se “Ballkani i Hapur” është projekt i rrezikshëm për gjithë shqiptarët, e thotë edhe profesor, doktor Enver Bytyçi. Por sipas tij, iniciativa e Ballkanit të Hapur është ide, projekt dhe vizion i Geroge Soros.





“Ai e ka shpall këtë projekt-ide që në vitin 1999. Aleks Soros erdhi në Tiranë në prag të samitit të së mërkurës dhe iu dha dorën e fundit asaj që do të bëhej në Shkup midis Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaevit, të tre këta neoliberalistë të anëtarësuar në organizatën fashiste të Sorosit. Si e tillë kjo iniciativë i shërben vetëm interesave të George Soros dhe të Serbisë. Sepse dihet që në vitin 1999 filantropi amerikan jo vetëm ishte kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, por e shpalli këtë iniciativë të Open Balkan, me qëllim që të riparonte atë dëm që i shkaktoi Serbisë ndërhyrja ushtarake e Aleancës Atlantike në Kosovë”, thotë Bytyçi.