Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga ora 10:00 ka nisur fushatën sensibilizuese për aplikim për punësim në Policinë e Kosovës.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media e lëshuar nga policia e Ferizajt.

Policia, në prani të medieve lokale ka shpërdanë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës, ku janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.





Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre.

Ky aktivitet u mbajt në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ‘’, në qendrën ‘’Village & Shoping ‘’ dhe në fshatin Dubravë , tek komuniteti ashkanlinjë në Ferizaj.Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt.