PO të mos ishte pozicionuar me kohë policia e Kosovës me njësitë e saj speciale në pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, serbët që po kundërshtojnë zbatimi e marrëveshjes për targat do t’i kishin djegur ato pika sikur në vitin 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës.





Kështu ka lënë të kuptohet në konferencën e fundit për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Sipas tij, djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në veri tregon se cfarë do të kishte ndodhur në atë pjesë po të mos ishte njësia speciale e Policisë së Kosovës.





Kuri ka thënë se tensionimin e situatës po e provokon Serbia dhe se nuk është pritur diçka tjetër nga Serbia dhe ka qenë e ditur që do të ketë provokime nga ky shtet.Kurti ka përmendur se tashmë janë parë avion ushtarak të Serbisë, helikopter e korrier rus që kanë provokuar situatën e sigurisë.





Por ai ka bëë të ditur se i takon institucioneve të sigurisë të bëjnë vlerësimin e gjendjes në mënyrë që të veprohet më tutje.

Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave do të vazhdojnë të kujdesen për ruajtën e rendit dhe sigurisë publike./Gazeta Infokus/