Dega e Partisë Demokratike në Skenderaj ka reaguar ndaj shkarkimit të Komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durimisht.Partia Demokratike e Kosovës kanë dënuar ashpër shkarkimin e tij.Në reagimin e partisë thuhet se ky akt përveç i kundërligjshëm është veprim politik.





“Një akt i tillë përveç së është i kundërligjshëm është veprim direkt politik dhe atak ndaj paanësisë dhe objektivitetit të institucionit ligjzbatues të cilin e ka personifikuar në mënyrën më të mirë z.Durmishi”, thuhet ne njoftim.Ndërsa shkarkimin e komandantit Durimishi e kanë quajtur cenim i sigurisë publike.





“Shkarkimi i z.Durmishi paraqet hapin e radhës të Albin Kurtit e Xhelal Sfeçlës për të goditur stabilitetin dhe sigurinë publike në Skenderaj. Binomi Kurti e Sfeçla pas perpjekjeve të deshtuara që përmes njësive të specializuara të cenojnë rendin publik në Skenderaj, tani po provojnë që përmes ndërhyrjes politike në strukturën komanduese të krijojnë “Junten” policore për të nënshtruar vullnetin dhe bindjen e lirë qytetare në prag të zgjedhjeve lokale”, thuhet ndër të tjera në ragimin e PDK-së. /Gazeta Infokus/