Zakonisht në aeroplan mund të shërbeheni me ushqim, ëmbëlsira, pije e shumëçka tjetër. Sidoqoftë, një pasagjere në aeroplanin “Ryanair”, pati një situatë mjaftë të çuditshme.





Aimee Woods, kishte porositur një sandviç, i cili i kushtoi 5 euro e 50 centë, por nuk i doli ashtu siç e priste. Asaj iu servua, një sandviç që përbëhej vetëm nga dy rriska të holla proshute të vendosura në mënyrë disproporcionale, në bukë të thatë, transmeton Klankosova.tv

“Nuk kishte as ketchup, as domate dhe sigurisht asnjë gjethe marule për t’i dhënë një cilësi strukturore sandviçit”, u shpreh pasagjerja.