Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në Gjilan pasi janë rrahur mes vete, shkruan Gazeta Infokus.Të dyshuarit ishin: një shtetas kosovar dhe tre shtetas të Serbisë.Në njoftimin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten eth orës 19:26.





“Janë arrestuar katër të dyshuar, një mashkull kosovar dhe tre meshkuj shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit ishin rrahur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policisë. /Gazeta Infokus/