Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pasi sitauta me koronavirus është bërë tragjike në Kosovë. Mbledhja, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ka nisur nga ora 17:00.





Paraprakisht, ZKM njoftoi se Kurti e ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

Situata e ditëve të fundit me koronavirus është bërë tragjike në Kosovë. Sot janë regjistruar 36 vdekje brenda 24 orëve të fundit, ndërsa statistikat e Universitetit “John Hopkins” tregojnë se Kosova ka dështuar në menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e popullsisë.Siptalet janë stërmbushur me pacientë, ndërsa bëhet fjalë për mbi 25 mijë raste aktive në vend.