Afër vendit ku është bllokuar rruga nga serbët lokal të veriut si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatim të reciprocitetit, po qëndrojnë edhe pjesëtarë të EULEX-it duke e vëzhguar situatën.





Pak metra më lartë ndodhen edhe pjesëtarët e KFOR-it ndërsa nga qielli situata po vëzhgohet edhe me helikopter.Ekipi i IndeksOnline vazhdon të jetë në Jarinje dhe po përcjell zhvillimet që po ndodhin aty./IndeksOnline/