Nga sot kthehet ora policore.Të gjithë qytetarëve të Kosovës iu ndalohet lëvizja nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
Poashtu, maska është obligative edhe kur jeni vetëm.





Ndërkohë, ndalohen shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë.

Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.