Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se pas takimit të mbajtur të Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është marrë vendim që punëtorët e shtetit të mos futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinës apo test PCR apo antigjen.





Haziri ka bërë të ditur se deri tani 49131 gjilanas janë vaksinuar, derisa sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e parandalimit të më të keqes.

I pari i Gjilanit nxori vendim që nga nesër, (7 shtator 2021), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen.





“Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26111 mostra, 9331 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8160 janë shëruar, 174 persona e kanë humbur betejën, 998 raste janë aktive, 49131 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 111 pacientë, ndërkaq 146 mostra janë në pritje për rezultat”, thuhet në njoftimin për media.