Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të cilët dyshohen për disa raste të mashtrimeve. Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit kosovarë, Mexhid Krasniqi (35) dhe Muhamet Gashi (22).





Siç ka njoftuar Policia “Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, për persona të ndryshëm”.





Në media janë publikuar edhe rastet e personave për të cilët ishte kërkuar ndihmë, duke bërë që qytetarët të bien pre e mashtrimit.

Një nga rastet për të cilët është kërkuar ndihmë është Shukri Krasniqi, i cili në apelin ku kërkohej ndihmë thuhej se jetonte në Ferizaj dhe ishte baba i dy fëmijëve.