Edhe gjenerali Naim Maloku ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe vendimit të Qeverisë për ndalimin e veturave me targa serbe të hyjnë në Kosovë.Maloku përmes një postimin në Facebook, i drejtohet kryeministrit Kurti se problem nuk janë vetëm targat e automjeteve.





Sipas tij, hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet e sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia e arsimi janë problemet e Kosovës.Ai pyet se si është e mundur në një vend të varfër të ketë kaq shumë politikanë aq të pasur?Sipas tij, nuk mundet me i mbajt njësitë elitë të policisë përjetësisht në Jarinje.

Postimi i plotë:O Albin Kurti!,Problemi i Kosovës nuk janë targat e automjeteve.Hajnia, korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia në kolaps dhe arsimi askund këto janë problemet e Kosovës.





Si është e mundur që në një vend aq të varfër të ketë politikanë aq të pasur? Në këtë pyetje duhet dhënë përgjigje nga Drejtësia.Vetëdijesimi i qytetarëve e ndalë importin e produkteve Serbe e jo doganat.S’mundesh me i mbajt njësitë elite të policisë, përjetësisht, në Jarinje.