Migjen Kelmendi është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.Kelmendi ishte anëtar i kryesisë së PDK-së kur kryetari i kësaj partie ishte Kadri Veseli, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kelmendi përmes një postimi në ‘facebook’.





“Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.

Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves”, ka shkruar Kelmendi.





Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ky shkrim është shkruar me 6 qershor, por nga shokët i është kërkuar që të mos bëhet publike deri në përfundimin e zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së PDK-së. /Gazeta Infokus/