Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se emetimi i Bonove të Diasporës është përmbyllur me sukses, shkruan Gazeta Infokus.Murati përmes një postimi në ‘facebook’ ka bërë të ditur se 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës.Ministri i Financave ka njoftuar se këto Bono do të përdoren për të mbështetur prodhuesit vendorë.





“Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë”, ka shkruar ai.

Gjithashtu ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet. /Gazeta Infokus/