Dikur ishin ndër njerëzit më të fuqishēm në PDK, por sot treshja e “komandantave”, janë jashtë Kryesisë së re.Sami Lushtaku, Elmi Reçica e Xhavit Haliti, nuk janë më pjesë e organit më të rëndësishëm vendimmarrës në PDK-Kryesisë.





Derisa në kohën sa PDK drejtohej nga Kadri Veseli që të tre ishin në Kryesi, nga sot ata nuk do të jenë pjesë e këtij forumi të PDK-së.

Në vazhdim i gjeni emrat e ri të Kryesisë:Nënkryetarë: Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.