Tensionet në pikën kufitare në Jarinje kanë shtuar forcat policore që nga kur ka filluar zbatimi i reciprocitetit të targave të Kosovës.Forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë kontrolluar situatën, duke e mbajtur rendin në atë pjesë.





Mirëpo, raportimet e mediave serbe sot shihet se gazetarët e tyre kanë parë snajperistët e Policisë së Kosovës, të cilët u kanë ngritur vëmendje.

Më parë edhe presidenti Aleksander Vuçiq kishte përmendur snajperët, “shqiptarët kanë angazhuar snajperistët që të mbulojnë shtëpitë e të rinjve serbë që mund të kundërshtojnë aksionin”. /Zëri