Analisti Xhevdet Pozhari i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares Marigona Osmani, e cila dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa.Ai ka treguar se kërkimfalja e tij vjen pasi djali i dajës së Marigonës i ka shkruar me lutjen që ai të kërkojë falje për një shkrim të tij në Facebook, lidhur me ngjarjen që tronditi Kosovën.

“Më fal, zemra ime!”, ka shkruar Pozhari, duke thënë se atij iu devijua statusi i tij.





“E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale. Por, po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”, kishte deklaruar Pozhari, deklaratë kjo që nxiti reagime të ashpra në vend.





Reagimi i plotë në Facebook:Djali i dajës së Marigonës, Albi, një i ri i mrekullueshëm, jo vetëm që vuan nga plaga e lajmit të kobshëm, por edhe nga pasojat që shkaktuan mediat me devijimin e statusit tim.Në këto rrethana të lëndimit të tij shpirtëror, ai ka gjetur forcën të më shkruaj me lutjen e vetme, nëse jam njeri i mirë, të kërkoj falje publike, pavarësisht qëllimit apo rrjedhës së ngjarjeve që mu mveshen.





Albi, atë që nuk ka pasur forcë të më bind askush, asnjë presion mediatik apo çfarëdoqoftë, e bëre ti. Unë të kërkoj falje ty dhe familjes. Mua nuk më duhet as shkrim, as famë, e asgjë tjetër, nëse një fëmijë si ti vuan dhe unë mund të kem qenë pa vullnetshëm pjesë e thellimit të plagës. Kurgjo e imja nuk vlen karshi dhimbjes tënde.Unë shkruaj për të kundërtën që gjenerata e juaj të ketë veç ditë gëzimi, e kurrsesi dhimbje.

Më fal, zemra ime!