Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili vjen nga radhët e LDK-së, ka “shkelur” tre shqiptarë që garojnë në Kumanovë për kryetar komune dhe mbështetjen e tij të pa rezervë e pa asnjë më të voglin hezitim ka mbështetur kundërkandidatin e tre shqiptarëve Bekim Saliut, Hulus Asipit dhe Ridvan Dervishit.





Haziri duke dashur të tregohet si njëri ndër politikanët më tolerant mbështetjen e tij e ka bërë për kandidatin maqedonas Maksim Dimitrievski, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo përkrahje e Hazirit për Dimitrievskin në Kumanovë, po ndodhë në kohën kur forcimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, është i domosdoshëm në zgjedhjet lokale që do të mbahen atje, duke pasur parasysh pozitën e rëndë të shqiptarëve në këtë shtet./Gazeta Infokus/