Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka ftuar kryetarët e komunave në takim.
Në anën tjetër, Bordi i Asosacionit të Komunave të Kosovës ju ka bërë thirrje kryetarëve të komunave që të mos marrin pjesë në këtë mbledhje, për shkak se drejtuesit e komunave nuk janë përfshirë nga Kurti në Komitetin që është themeluar për kontrollimin e situatës me COVID-19.





Në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë as Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili në një prononcim për lajmi.net ka thënë se do të respektojë kërkesën e AKK-së për mos-pjesëmarrje.

“Po mbrëmë e kam konfirmuar pjesëmarrjen, por nevoja që të jem i pranishëm në mbledhjen e paraparë të Kuvendit dhe pas kërkesës së AKK-së, kërkesë të cilën unë e respektoj, nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka bërë të ditur se ka pasur komunikime në grupin e kryetarëve në rrjete sociale, por ka deklaruar se ai personalisht nuk është marrë me to, ndërsa e respekton plotësisht vendimin e AKK-së.