Qeveria e Serbisë ka mbajtur sot mbledhje ku ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë edhe me Kosovën.Siç njoftojnë mediat në Beograd, qeveria serbe sot ka marrë vendim për krijimin e Qendrave Shëndetësore në Zubin Potok e Zveçan, transmeton lajmi.net.Sipas këtyre raportimeve, ky vendim është në përputhje me Rezolutën 1244.





“Anëtarët e qeverisë miratuan gjithashtu Vendimin për formimin e Komitetit Kombëtar për Zbatimin e Konventës për Mbrojtjen e Pronave Kulturore në rast Konflikti të Armatosur, për një periudhë pesëvjeçare”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

Ndryshe, në veri po vazhdon të jetë situatë e tensionuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.Aktualisht, atje është një numër i madh i Policëve të Kosovës dhe protestuesve serbë.