Komisioni Parlamentar për Politikë të jashtme është mbledhur gjatë ditës së sotme.Burime nga Ministria Punëve të Jashtme për Gazetën Infokus, kanë thënë se komisioni është mbledhur për t’i intervistuar kandidatët për ambasadorë.





Ky burim për Gazetën Infokus ka bërë të ditur se janë mbledhur në orën 10:00.Ndërkohë, për Infokus mbledhja e Komisionit është konfirmuar edhe nga deputetë që janë pjesë e këtij komisioni.Kosova është pa ambasadorë në 12 shtete që nga 31 gushti.

Aktualisht Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është në Gjermani për trajtim pasi është ë infektuar me Covid-19. /Gazeta Infokus/