Forca të shtuar të Njësisë Speciale të Kosovës janë në pikën kufitare në Jarinjë dhe po presin urdhërin për të zhbllokuar vendkalimin pasi momentalisht është e bllokuar me zhavor, gur e automjete të rënda.Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur barrikadë në pikën kufitare në Jarinjë sikurse edhe në Bërnjak.





Insajderi nga burimet e veta merr vesh se shumë shpejt pritet intervenimi i Njësisë Speciale për të zhbllokuar këtë barikadë sikuse bëri në pikën kufitare në Bernjak ku me anë të gazit lotësjellës shpërndau protetuesit serbë.





“Pritet intervenimi i Njësive Speciale më zhblloku rrugën. Sikurse u bë në rrugën për Bernjak”, i tha ky burim.Sipas këtij burimi, është duke u pritur urdhëri nga niveli i lartë që Njësia Speciale të veproj dhe të largoj këto pëngesa.