Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime.Lajçak tha se Kosova përmes këtij dialogu ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj.





“Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime. Përmes këtij dialogu sipas tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezentim si palë e barabartë në nisma rajonale”.





Nga ana e tij i dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, tha se SHBA do t’i përkrah Kosovën e Serbinë në tentimet e tyre për anëtarësim në BE, raporton Klan Kosova.“SHBA do të përkrahë Kosovën e Serbinë në tentimet e tyre përmes dialogut për antaresimin e tyre në BE”.





E raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se rezultati final duhet të jetë njohja reciproke, përndryshe ky proces s’ka kuptim.“Natyrisht që rezultati final i dialogut duhet të jetë njohja reciproke përndryshe ky proces s’ka kuptim”, raporton Klan Kosova.