Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova të premten shënon administrimin e 1 milionë dozave të vaksinave kundër Covid-19 dhe u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen.Kurti ka thënë se aktualisht Kosova ka në stoqe 580,000 vaksina Pfizer dhe 20,000 vaksina Astra Zeneca.





“Duhet të vazhdojmë me masat, i kemi edhe vaksinat e do të vijnë edhe më shumë vaksina, i inkurajoj të gjithë qytetarët që pa humbur kohë të vaksinohen pasi ky është një virus vdekjeprurës me rrezik të lartë e vaksinimi e ulë rrezikun për 20 herë.





Pasnesër do të shënojmë administrimin e 1 milionë dozave të vaksinës, me ç ’rast 2/3 kanë marrë një dozë ndërkaq përafërsisht 1/3 i kanë marrë të dy dozat”, ka thënë Kurti, pas vizitës që ka zhvilluar të mërkurën në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.