Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë që sot e kanë realizuar premtimin që e kanë bërë lidhur me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.Në një konferencë për media, Kurti tha që kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është “vlerë dhe botëkuptim i kësaj qeverie”.





“Sot po e realizojmë një zotim tonin, pa u bërë ende gjashtë muaj në qeverisje po fillojmë mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijët. Përveç premtim zgjedhor, kjo mbështetje për gratë dhe fëmijët është vlerë dhe botëkuptim i kësaj qeverie. Ne jemi zotuar para qytetarëve se do ta rrisim mirëqenien e tyre dhe do ta ulim varfërinë. Këto janë dy prej kritereve më të rëndësishme me të cilat do të vlerësohemi”.

“Përmes zbatimit të masës 3.5 lidhur me pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, po dëshmojmë se në Kosovë tani qytetetarët dhe nevojat e tyre janë pikënisje e politikave të qeverisjes”